Ademi me shokë bënë që Çelzi të shkarkojë trajnerin Tuchel

Çelzi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel, ndërsa një gjë të tillë klubi londinez ka bërë përmes një komunikate për media.

“Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve të ardhshme, ndërsa klubi anglez po shikon mundësitë e emërimit të trajnerit të ri” – thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Tuchel te Çelzi erdhi me 26 janar të vitit 2021, ndërsa që në edicionin e tij të parë arriti që të fitoj Ligën e Kampionëve.

Tuchel, skuadrën nga “Stemford Brixh” e udhëhoqi në 99 ndeshje, duke regjistruar 62 fitore, 19 barazime dhe 18 disfata, përfshirë këtu edhe disfatën e mbrëmshme ndaj Dinamo Zagrebit në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë në “Maksimir”, skuadra e Tuchel u mund minimalisht 1:0, ndërsa edhe starti i dobët në Premierligë (3 fitore, 1 barazim dhe 2 disfata) në 6 xhirot e para, bënë që drejtuesit e Çelzit të mos e diskutojnë shumë shkarkimin e tij.

Kujtojmë në ndeshjen e mbrëmshme Dinamo Zagreb – Çelzi, 1:0, futbollisti shqiparë Arijan Ademi u përzgjodh si futbollisti më i mirë i ndeshjes. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply