Struga Trim Lum të dielën regjistroi edhe fitoren e 6-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke mundur kësaj rradhe skuadrën e Akademia Pandev midis Strumicës me rezultatin 3:0. Kjo fitore ka lënë të kënaqur edhe vetë trajnerin e ekipit strugan, Srgjan Zaharievski, i cili pas përfundimit të ndeshjes tha se lojtarët e tij me një angazhim më të madh arritën deri tek 3 pikëshi i rradhës.
“Një ndeshje shumë cilësore për kushtet tona, në të cilën të dyja skuadrat e dëshironin fitoren. Futbollistët e mi luajtën me shumë angazhim dhe arritën të shfrytëzonin disa nga rastet dhe mendoj se e fituam me meritë edhe këtë ndeshje” – u shpreh trajneri Srgjan Zaharievski.
Vlen të theksohet se fitorja e djeshme e Struga Trim Lum ishte e para për skuadrën e Zaharievskit në përballjet ndaj Akademia Pandev, ndaj së cilës skuadër kishte pësuar në 5 ndeshje, ndërsa 3 ndeshje ishin mbyllur me barazime.
Struga Trim Lum javën që vjen në terren vendas do të mirëpret Skopjen. (infOSport.mk)