Ballkani i Suharekës nënshkruan me ish talentin e Vardarit!

Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani vazhdon me përforcimin e skuadrës në prag të ndeshjeve europiane. Skuadra nga Suhareka ka bërë për vete ish talentin e Vardarit, Veton Tusha, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës polake të Bruk-Bet Termalica, raporton “infOSport.mk”.

Tusha do të jetë një aset i madh për skuadrën e Ilir Dajës në grupet e Ligës së Konferencës, duke pasur parasysh se i njëjti një periudhë luajti edhe në Supelrigën turke me skuadrën e Denizlispor.

Ai me këtë skuadër u paraqit në 11 ndeshje, duke realizuar 2 gola, një prej të cilëve në ndeshjen debutuese kundër Galatasarajit me 20 janar të vitit 2021.

Ndryshe Tusha është me origjinë nga Kosova, më saktësisht nga qyteti i Kaçanikut, ndërsa kjo do të jetë hera e parë që do të luaj në futbollin kosovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply