Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha karrierën e tij do ta vazhdojë në Australi.
Siç raporton “L’Equipe”, Valon Berisha është larguar nga Reims për t’u transferuar në formë huazimi te skuadra australiane e Melbourne City.
Mesfushori kosovar do të huazohet për një vit, për tu rikthyer sërish te Reims, me të cilën skuadër ka kontratë deri qershorin e vitit 2024.
Ai kohët e fundit ishte dërguar në ekipin e dytë të Reims, duke mos patur fare minuta në skuadrën e parë.
Berisha te Reims erdhi korrikun e vitit 2020 nga rradhët e Lacios, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Salzburgun në Austri, Fortuna Dyzeldorfin në Gjermani dhe dy skuadrat norvegjeze të Egersund dhe Viking FK.