Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë do të marrë pjesë në një turne kontrollues që do të mbahet në Kroaci në periudhën prej 21 deri më 26 shtator.
Krahas përfaqësueses tonë, në këtë turne do të marrin pjesë edhe kombëtaret e Shqipërisë, Arabisë Saudite dhe Kroacisë.
Ndeshjen e parë do ta luajmë kundër Shqipërisë më 23 shtator. Më 26 shtator do të përcaktohet më tej se cila nga përfaqësueset e Kroacisë dhe Arabisë Saudite do të jetë kundërshtari ynë i radhës.
Gjenerata e re e Maqedonisë nën moshën 21 vjeçare luajti dy ndeshje kontrolluese në shtëpi kundër përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë muajit qershor. Në të dyja ndeshjet, skuadra udhëhequr nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski kishte dalë fituese, duke triumfuar me shifrat, 2:1, gjegjësisht 1:0.
Grumbullimi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë është caktuar për më datë 18 shtator në hotel “Park” në Shkup. (infOSport.mk)