Arthur i bashkohet Liverpullit

Arthur Melo i Juventusit në vazhdim të sezonit do të luaj te Liverpulli në formë huazimi për një vit të plotë. Skuadra angleze “Zonjës së Vjetër” për këtë huazim do ti paguaj 4,5 milion euro.

Në marrëveshjen mes dy klubeve gjithashtu ekziston klauzola, sipas së cilës Liverpulli mund të blejë kartonin e brazilianit në vlerë prej 37.5 milion euro, të holla këto që do të paguheshin në dy këste.

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që do të veshë këtë fanellë me peshë të madhe dhe me këtë emblemë të famshme që përfaqëson shumë në botën e futbollit. Është një ëndërr” – tha Arthur pas nënshkrimit të kontratës.

“Kemi folur shumë, idetë dhe vizionet tona përputhen. Unë jam shumë i motivuar për të vazhduar të jetojë ëndërrën time në fushë dhe do të jap githçka nga vetja me ekpin e Liverpullit” – përfundoi Arthur.

Arthur te Juventusi erdhi nga Barcelona gjatë vitit 2020 për një shumë prej 76 milion euro. Nga ai pritej shumë, mirëpo i njëjti nuk arriti të shpërthej asnjëherë, ndërsa një nga arsyet, ishin edhe dëmtimet e shpeshta. Braziliani me fanellën “bardhezi” luajti në 63 ndeshje, duke regjistruar vetëm 1 gol dhe 1 asist.

Ai këtë edicion nuk u paraqit në asnjë ndeshje zyrtare, derisa Masimiliano Allegri nuk i dha shansin as edhe në ndeshjet kontrolluese, pasi nuk llogariste në shërbimet e tij.

Arthur te Liverpulli vjen me kërkesë të trajnerit Jurgen Klop, i cili ishte i detyruar për shkak dëmtimeve të shumta në mesfushë, sidomos në pjesën difenzive, aty ku pritet që të ketë shumë ndryshime në fund të sezonit.

Arthur është një zgjidhje e përkohshme për Liverpullin, nga e cila skuadër pritet të largohen edhe Nabi Keita, Okslejd Çembërlejn dhe Xhejms Milner, të cilëve ju skadon edhe kontrata, ndërsa pritjet janë që vitin e ardhshëm skuadra nga “Enfilld Roud” do të transferoe Bellingam. (infOSport.mk)

Leave a Reply