Sefer Emini debuton me barazim te Sonderjyske

Sefer Emini ka luajtur minutat e para në futbollin danez. Shkupjani, i cili ditë më parë u transferua te skuadra e Sonderjyske, sonte debutoi kundër Naestved, ndeshje kjo që në fund u mbyll me shifrat 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Emini në lojë u inkuadrua në minutën e 62-të në vend të amerikanit, Hose Galegos, kur veçmë ishin shënuar të dy golat.

Të parët që shënuan, ishin futbollistët e Sonderjyske, kur Frederiksen në minutën e 36-të shënoi për 1:0. Naestved barazoi rezultatin në pjesën e dytë, me anë të Rajoviç, gol ky që në fund u tregua edhe si i fundit i këtij takimi që u zhvillua në praninë e 2000 shikuesve.

Në mungesë të golit, apo ndonjë rasti të mirë para portës kundërshtare, Sefer Emini në minutën e 90-të u ndëshkua me kartonë të verdhë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply