Futbollisti tetovarë Izair Emini të mërkurën në ndeshjen e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian ndaj Sherif Tiraspol, pa dyshim se ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në fushën e blertë.
Izo realizoi golin e parë, asistoi në golin e dytë të shënuar nga ana e Pero Pejiç, ndërsa në minutat e fundit të takimit ai qëlloi edhe traverzën, që i mohoi golin e tij të dytë personal dhe kualifikimin e Kukësit për në fazën tjetër.
“Nuk kishim fat. Traversa? Mu duk sikur topi po shkonte në rrjetë, por nuk shkoi. Ishim të pafat”.
“Humbja e penalltisë? Normalisht që presioni ndaj Peros ishte i madh. Edhe futbollistë më të mëdhenj. Me një fjalë, ky ishte fati jonë, s’kemi çfarë bëjmë më shumë” – u shpreh Izair Emini menjëherë pas ndeshjes për Supersport.
Kukësi mundi me rezultatin 2:1 skuadrën moldave të Sherif Tiraspol, mirëpo si pasojë e disfatës 1:0 në ndeshjen e parë në transfertë, skuadra verilindore duheshe të përshëndetet me garat ndërkombëtare për këtë vit.