Nexhipi dhe Daja njëzëri: Ta presim FC Shkupin si vëllau vëllanë

Drejtori sportiv i FC Ballkanit, Nderim Nexhipi  dhe trajneri Ilir Daja në prag të ndeshjes së nesërme ndaj FC Shkupit kanë bërë thirrje për anim korrekt nga ana e tifozëve të tyre, duke nderuar në këtë mënyrë vëllezërit e tyre nga Maqedonia.

“Në Shkup kemi kaluar shumë mirë, i lusë të gjithë tifozët për anim korrekt dhe ta presim Shkupin si vëllau të vëllaun”, tha trajneri Ilir Daja, i cili është në prag të përsëritjes së suksesit të madh që bënte vite më parë me Skënderbeun e Korçës, kur me këtë skuadër kishte luajtur në grupet e Liga Europa.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat shqiptare, nga tabori i skuadrës nga Suhareka ka folur edhe Drejtori Sportiv, shkupjani Nderim Nexhipi: “Është ndjenjë e veçantë kur je përball skuadrës amë por ne jemi profesionist dhe sillemi ashtu. Ta presim Shkupin me mikpritje”, tha Nexhipi, një ikonë e skuadrës nga Çairi, i cili që në moshën e tij 16-vjeçare ishte transferuar te gjigandët e Bundesligës, Herta Berlin.

Ndeshja midis FC Ballkanit dhe FC Shkupit luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim në ora 20:00, ndërsa skuadra fituese do të sigurojë një vend për në grupet e Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply