Java e 3-të uli siparin të dielën, teksa në 5 ndeshje të zhvilluara, u shënuan gjithsej 15 gola, apo nga 3 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.
8 gola mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë, duke shënuar në të gjitha ndeshjet për ekipet e tyre, 3 gola nga futbollistë maqedonas dhe serb dhe një gol nga futbollisti kolumbian Mena Perez.
Më së shumti gola të futbollistëve shqiptarë u shënuan në ndeshjen midis Makedonija GJ.P dhe Pobedës, gjithsej 3. Dy gola për Makedonija Gj.P realizoi Sefer Emini, ndërsa në anën tjetër për Pobedën golin e vetëm në fitoren 4:1 të skuadrës shkupjane, e realizoi Atdhe Mazari.
Gola shqiptarësh pati edhe në Kratovë, me Burhan Alijin që shënoi një nga 3 golat e Sileksit dhe Bujar Hajdarin, që shënoi golin e vetëm për Skopjen.
Adenis Shala ishte autorë i golit të vetëm për Shkëndijën në fitoren 1:0 ndaj Akademia Pandevit në Strumicë, Zija Merxhani paralajmëroi fitoren e Struga Trim Lum ndaj Rabotniçkit, ndërkohë Edis Spahiu ishte më i merituari për pikën e fituar të Tikveshit ndaj Bregallnicës.
Java 3, golat e shënuar |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|