Ballkani doli të jetë fitues i aktit të parë të zhvilluar në Shkup. Skuadra nga Suhareka mundi 2:1 FC Shkupin, ndërsa para fillimit të takimit ndodhi një moment vërtetë shumë emocionues.
Derisa futbollistët e Ballkanit dolën në fushën e blertë, të njëjtit u pritën me duartrokitje nga tifo grupi i FC Shkupit, “Shvercerat”, të cilët madje i’a thënë këngës së heroit kombëtar, Adem Jasharit bashkë me këtë këngë që shkonte në sfond, kënduar nga Shkurte Fejza.
Me këtë “Shvercerat” dhe gjithë shkupjanët kaluan provimin me shumë sukses në Shkupin “dardan”, ndërsa të njëjtën mikpritje shpresojmë që edhe futbollistët e Shkupit ta përjetojnë në Prishtinën e bukur.
Pavarësisht sesi do të shkojë historia në ndeshjen e kthimit, një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke bërë krenar gjithë shqiptarët ane mbanë Botës. (infOSport.mk)