Shkëndija pas pak në Strugë do të mirëpret Skopjen në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra tetovare është favorit absolut në këtë ndeshje, teksa trajneri Artim Shaqiri është vendosur për një formacion shumë sulmues, me të vetmin qëllim 3 pikët e plota.
Doriev, Stojanovski dhe Gonçalves, do të veprojnë në sulm, ndërsa në mbrojtje për herë të parë do të luaj edhe çeku Vondra, bashkë edhe me Velijën, Bejtullain dhe Caken. Në mesfushë krahë kapitenit Ferhan Hasani do të luajnë edhe Sabit Bilali dhe Reshat Ramadani, teksa vëllai i tij, Florent Ramadani ndodhet në bankinë.
Ndeshja Shkëndija – Skopje strarton në ora 17:00, dhe e njëjta do të drejtohet nga arbitri Marjan Stojanovski nga Kërçova, të cilit do t’i ndihmojnë Aleksandar Vasilevski nga Shkupi dhe Sllagjan Markoski nga Gostivari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Vlladimir Gjorgjievski nga Manastiri. (infOSport.mk)