Shkupjanët dhe “Shvercerat” para një provimi të rëndësishëm në prag të ndeshjes me Ballkanin

Të enjten e 18 gushtit Shkupi, dikur kryeqendër e Dardanisë do të jetë epiqendra e futbollit shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.

Dy skuadrat kampione, ajo e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, si dhe ajo e Kosovës, Ballkani, do të përballen njëra me tjetrën në ndeshjen e parë të vlefshme për “play-off” të Ligës së Konferencës.

Ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, që kërkojnë të shkruajnë historinë, por mbi të gjitha e rëndësishme edhe për tifozërinë e të dyja skuadrave, në veçanti asaj vendase “Shvercerat”.

Këta të fundit, por edhe gjithë shkupjanët janë para një provimi shumë të rëndësishëm, kur është në pyetje mikëpritja vëllazërore.

Mikpritja është një ideal i dashur dhe i rëndësishëm i shoqërisë tradicionale shqiptare. Mikpritja konsiderohet si institut dhe zakon popullor, ndaj dhe neve shkupjanët duhet ta dëshmojmë këtë me një mikpritje të ngrohtë për vëllezërit tanë të dashur nga Kosova.

Mirë se na vini, dita e enjte le të jetë festë për gjithë neve shqiptarëve, më i miri le të fitojë, teksa në fund vëllazëria jonë le të triumfojë. (B.Sh)

Leave a Reply