Panuçi me Shqipërinë synon Evropianin e vitit 2020

Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë, Kristian Panuçi, që tani i ka të qarta synimet dhe objektivat si i pari i stolit “kuqezi”.

Duke folur në konferencën për shtyp ku është prezantuar zyrtarisht, Panuçi piketoi Euro 2020: “Synimi? Euro 2020, ai është objektivi im i vetëm, do jetoj veç për këtë. Nëse jo, mirupafshim dhe do të jem me nerva, i tërbuar me veten. Ky është objektivi, të shkoj në EURO 2020. Do jetoj vetëm për këtë objektiv.” – tha Panuçi.

Ai tha se nuk ka frikë dhe kujton eksperiencën ruse me Kapelon, për të cilin ka fjalë shumë të mira: “Është nder të jem trajner i Shqipërisë, jam shumë i karikuar dhe nuk kam asnjë frikë, përkundrazi. Nuk kam frikë se digjem, ia kam dalë me Kapelon edhe te Rusia. Në Rusi më kërkoi Kapelo dhe besoj se kam mësuar shumë, ishte një shkollë e rëndësishme për mua.”

Leave a Reply