Ferhan Hasani ka shkruar historinë, duke thyer rekord në ndeshjet e Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Hasani mbrëmë në ndeshjen kundër AIK Stokholm në Suedi shënoi golin e avantazhit për Shkëndijën vetëm pas 26 sekondave lojë, duke thyer rekordin e Fredy Drujif të Rapid Vienës, i cili me 17 shkurt të vitit 2022 kishte shënuar gol pas 32 sekondave në ndeshjen kundër Viteshe.
Goli i Hasanit nuk i mjaftoi Shkëndijës për të marrë fitore në transfertën në Suedi, pasi AIK-u falë golit të Guditetit në fund morri një barazim 1:1.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave në Shkup në program është me datë 11 gusht.