Interesim i madh për të ndjekur Shkëndijën edhe në Suedi! 12.000 bileta të shitutra deri më tani

Shkëndija të enjtën në Suedi do të zhvillojë takimin e parë në kuadër të tyurit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës ndaj AIK Stokholm, njofton “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje ka zgjuar shumë interesim në mesin e tifozëve suedez, teksa nga klubi i AIK, njoftojnë se deri më tani janë shitur plotë 12 mijë bileta.

Stadiumi “Friends Arena” në Solna, aty ku do të zhvillohet takimi midis AIK Stokholm dhe Shkëndijës, ka një kapacitet prej 50 mijë ulëseve, mirëpo nga tabori i skuadrës vendase besojnë se deri në fillimin e takimit, do të shiten edhe shumë bileta të tjera.

Kujtojmë, 600 bileta drejtuesit e AIK Stokholm kanë siguruar edhe për tifozët e Shkëndijës, “Ballistët”, të cilët gjithashtu kanë paralajmëruar prezencën e tyre.

Ndeshja AIK Stokholm – Shkëndija të enjtën do të startojë nga ora 19:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply