Ish-Sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe, prej sot edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Goleadori i skuadrës nga Çairi, te skuadra e Al-Nasr transferohet nga rradhët e Shakhtar Soligorsk nga Bjellorusia, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e vitit 2021 nga FC Shkupi për një shumë prej 700 mijë eurove.
Ishte pa dyshim ai transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit vendor atë kohë, mirëpo politika e mirë e drejtuesve të skuadrës shkupjane, ka bërë që FC Shkupi të përfitojë sërish nga shitja e Dembo Darboe, këtë herë te Al-Nasr.
E gjithë kjo, për vetë faktin se FC Shkupi në marrëveshjen e bërë me drejtuesit e Shakhtar Soligorsk, kishte mbajtur 25% të kartonit të sulmuesit nga Gambia, nga i cili këtë herë do të përfitojë plotë 375 mijë euro.
Një shumë e majme kjo për skuadrën nga Çairi, që gjithashtu mund të arrijë deri tek shifra e 4 milion eurove përfitime edhe nga paraqitjet këtë edicion në Europë, ndërsa nuk është për tu habitur, nëse FC Shkupi përfiton edhe qindra mijëra euro gjatë kësaj vere, gjithnjë nëse vendosin të shesin goleadorin e tyre të ri, Sanej Adentunxhi, për të cilin interes kanë shfaqur shumë skuadra nga Europa. (infOSport.mk)