Pas FC Shkupit, edhe skuadra e Shkëndijës ka mësuar kundërshtarët e saj të mundshëm, që do të ishin pengesa e fundit për një vend në grupet e Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Kështu skuadra tetovare në rast se arrinë të eliminojë AIK Stokholmin suedez në turin e tretë eliminatorë, në ndeshjet e “play-off” do të përballej me skuadrën humbëse nga ndeshja midis turqve të Fenerbahçes dhe çekëve të Slovaçkos, skuadra këto që do të luajnë në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa.
Ndeshjen e parë, Shkëndija do ta zhvillonte në transfertë me datë 8 gusht, ndërkohë atë kthyese në Shkup, me datë 15. (infOSport.mk)