Lacio ka përforcuar mesfushën me lojtarin e Interit, Matias Vecino. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga kryeqendra italiane, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se palët kanë firmosur një kontratë 3-vjeçare.
“Matias Vecino është një lojtar i ri i S.S. Lazio. Futbollisti ka firmosur një kontratë për tre sezone sportive dhe do të bashkohet me skuadrën të mërkurën e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të aventurës së tij tek Interi, Vecino ishte një lojtar i lirë, ndërsa tashmë i njëjti do të luaj në mesfushën e Lacios, edhe atë me kërkesë të trajnerit Mauricio Sarri.
Vecino në “Serie A” numëron plotë 215 ndeshje, ashtu që eksperienca e tij do të jetë e mirëseardhur për mesfushën e “lacialëve” që edicionin e ri do të provojnë të rikthehen në “TOP4” dhe edicionin e ri të luajnë në Ligën e Kampionëve.