Futbollistët e Shkëndijës sot kanë bërë edhe stërvitjen e tyre të fundit para nisjes për në Helsinki të Finlandës, ku të enjten do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Liga Evropa.
Ekspedita “kuq e zi” nesër në mëngjes me fluturim çarter do të niset drejt Helsinkit, ndërsa pas dite skuadra “kuq e zi” do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Telia 5G –Areena” në Helsinki.
Po në këtë fushë të enjten me fillim në ora 18:00 do të zhvillohet edhe ndeshja midis Helsinkit vendas dhe Shkëndijës, skuadër kjo e cila ka një epërsi prej dy golash, pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë.