Një ndër skuadrat më të njohura turke, Fenerbahçe, përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me klubin saudit të Al Ahli për transferimin e mesfushorit shqiptarë, Ezgjan Alioski.
Futbollisti me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, te skuadra nga Arabia Saudite ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Lids Junajted, ndërsa i njëjti falë paraqitjeve të tij pikërisht te skuadra angleze, kishte rënë në syrin e drejtuesve të Fenerbahçes, të cilët me gjasë kanë arritur të bindin klubin saudit që posedon kartonin e reprezentuesit të Maqedonisë.
Alioski sonte ka arritur në Stamboll, ndërsa i njëjti nëse bindet për kushtet e kontratës huazuese do hedhë të zezën mbi të bardhë dhe sezonin e ri do të luaj në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, skuadër kjo që çdo vit pretendon për titullin e kampionit.
Njotimi i klubit turk:
“Klubi ynë ka arritur marrëveshje parimore me klubin për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Al Ahlit të Arabisë Saudite. Aktori do të vijë mbrëmjen e sotme në Stamboll për të vazhduar negociatat, për të prezantuar më pas para publikut” – thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.
Bilgilendirme
Kulübümüz, Suudi Arabistan’ın Al Ahli takımında forma giyen Ezgjan Alioski’nin kiralık transferi konusunda kulübü ile prensip anlaşmasına varmıştır. Oyuncu görüşmeleri sürdürmek için bu akşam İstanbul’a gelecektir. Kamuoyunun bilgisine sunarız. pic.twitter.com/ahTiQn4DUa
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) August 1, 2022