Enur Totre i jep lamtumirën Tiranës! Skuadra më e madhe në Shqipëri, jeni krenaria e qytetit

Mesfushori tetovar Ennur Totre përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar largimin nga rradhët e Tiranës, me të cilën skuadër që në sezonin debutues në elitën e futbollit shqiptarë, arriti që të shpallet kampion.

Totre, falë talentit por edhe performancës që tregoi me fanellën “bardheblu”, shumë shpejtë u shndërrua në një lider te Tirana, ndërsa paraqitjet e tij nuk kishin mbetur pa u vërejur edhe nga skuadrat e tjera jashtë kufijve shqiptarë.

Përmes një shkrimi, mesfushori tetovar ka shprehur mirënjohje për të gjithë, teksa tregon se falë një pune të madhe u fitua titulli i 26-të kampion në historinë e bardhebluve.

Postimin e mbyll duke falenderuar tifozët, që i konsideron krenarinë e qytetit shqiptarë.

Totre avanturën e tij do ta vazhdojë në Ukrainë, te skuadra e Vorskla Poltava, ndërsa nga shitja e tij, Tirana pritet të përfitojë 300 mijë euro.

Totre me Tiranën sezonin që lamë pas, përfshirë këtu edhe ndeshjet e sivjetshme europiane,  zhvilloi plotë 41 ndeshje, duke regjistruar edhe 5 gola dhe 6 asistime.

Postimi i plotë i Ennur Totres:

“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit.  Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona”

 

Leave a Reply