Duheshe të nis një ndeshje nga bankina këtë vit në ndeshjet europiane, për të shënuar golin debutues. Fjala është për talentin 21-vjeçar Florent Ramadani, i njohur si “Golden Boy” i Ballistëve, i cili këtë edicion po luan në formë të jashtëzakonshme.
Një gjë të tillë paralajmëroi që nga ndeshjet kontrolluese, për të vijuar edhe në ndeshjet europiane, ku në 3 ndeshjet e deritanishme ishte titullarë, derisa sonte kundër Valmieras në lojë u inkuadrua nga banka e rezervistëve, mirëpo kjo nuk i pengoi që të gjejë golin e tij të parë europian, shkruan “infOSport.mk”.
GOLAT NGA NDESHJA SHKËNDIJA – VALMIERA, NDIQENI KËTU.
Ramadani shënoi golin e tretë në fitoren 3:1 ndaj letonezëve të Valmieras, duke ndihmuar Shkëndijën që të kualifikohet për në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Ramadani golin e ti të parë në arenën europiane me fanellën “kuqezi” e realizoi në minutën e 85-të, ndërsa ishte kj ndeshja e tij e 7-të në të gjitha garat ndërkombëtare me Shkëndijën.
21-vjeçari numëron 4 ndeshje në kuadër të Ligës së Konferencës, 2 në Liga Europa dhe 1 në eliminatoret e Ligës së Kampionëve.
Edhe pse i ri në moshë, Ramadani në Ligën e Parë me fanellën e Shkëndijës ka regjistruar 45 paraqitje dhe 5 gola. Vërtetë shifra mbresëlënëse për një lojtar të kësaj moshe, i cili sheh shumë larg në karrierën e tij. (infOSport.mk)