Skuadra e Egnatias që edicionin e kaluar udhëhiqej nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, gjatë ditës së sotme ka prezantuar brazilianin, Fernando Medeiros.
Bëhet fjalë për një mesfushorë 26-vjeçar, i cili me skuadrën nga Rrogozhina ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Medeiros së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Betim Futebol, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur kryesisht në Brazil, edhe atë me skuadrat si Santos, Botafogo, Vila Nova, Audax, Ituano, Bahia, si dhe në Portugali me skuadrën e Portimonense.
Kujtojmë gjatë kësaj merkatoje, Egnatia gjithashtu transferoi edhe dy futbollistë shqiptarë nga Maqedonia, Arbin Zejnullain dhe Nehar Sadikin. (infOSport.mk)