Rexhbeqaj largohet nga Volfsburgu, por jo edhe Bundesliga!

Elvis Rexhbeqaj i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Volfsburgu, por jo edhe aventurës së tij në futbollin gjerman.

Futbollisti me origjinë nga Kosova ka vendosur të transferohet te Augsburgu, skuadër kjo që gjithashtu është pjesë e Bundesligës.

Për shërbimet e Rexhbeqaj, drejtuesit e Augsburg kanë paguar 1.75 milion euro, mirëpo e njëjta sipas “Bild” mund të rritet në bazë të bonuseve por edhe paraqitjeve të vetë futbollistit shqiptarë.

Rexhbeqaj me Volfsburgun kishte kontratë edhe një vit tjetër, mirëpo i njëjti vendosi që të ndërpresë të njëjtën duke kërkuar një sfidë të re gjatë karrierës së tij, në të cilën përveç me Volfsburgun, ku ishte rritur si futbollistë, në formë huazimi kishte luajtur edhe me Këllnin dhe Bohumin.

Tashmë transferimi te Augsburgu për Rexhbeqajn është i plotë, dhe i njëjti do të mundohet të jap më të mirën me fanellën e kësaj skuadre, që edicionin e kaluar e mbylli në pozitën e 14-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply