Sheji: Dinamo është favorit, por FC Shkupi me “Shvercerat” nuk njeh kundërshtarë

Dita e martë në kryeqytetin tonë do të jetë një festë e vërtetë futbolli, kjo pasi në Shkupin tonë do të kemi mysafir skuadrën më të mirë ballkanase, Dinamo Zagrebin, nga e cila skuadër kanë dalë shumë yje europian, që kanë lënë gjurmë duke fituar titujt më të rëndësishëm në nivel klubesh, shkruan “infOSport.mk”.

Dinamo e Zagrebit, këtë herë udhëhiqet nga një kapiten shqiptarë, Arijan Ademi, një luftëtatar ky i vërtetë në fushën e futbollit, falë të cilit skuadra kroate në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” nxorri një barazim 2:2.

Në prag të këtij takimi, që në program është nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski” nga tabori i FC Shkupit ka folur edhe Blerton Sheji, i cili përkundër rezultatit të favorshëm, thotë se Dinamo është favorit sërish, mirëpo kur FC Shkupi ka përkrahjen e pa rezervë të “Shvercerave”, atëherë nuk njohin kundërshtarë.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme sigurisht që Dinamo ngelet favorit, por me mbështetjen e Shvercerave ne mund të përballemi me çdo kundërshtarë. Jemi përgatitur maksimalisht, nuk do të lejojmë të ndodhë ndonjë lëshim sepse në ndeshje të tilla çdo lëshim kushton shumë shtrenjtë”, – deklaroi mbrojtësi i krahut të majtë të FC Shkupit, Blerton Sheji.

 

Leave a Reply