Skuadra e Vardarit me fitoren 3:1 ndaj Malmes i ka dhënë fund mallkimit të skuadrave përfaqësuese të Maqedonisë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian. “Kuqezinjtë” nga Shkupi me këtë fitore e ndërprenë serinë e zezë pa fitore në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian, që zgjaste plotë 11 vite.
Për herë të fundit që një skuadër nga Maqedonia kishte fituar në ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian, ishte në vitin 2006, kur Rabotniçki si vendas në Shkup kishte demoluar Debrecenin hungarez me rezultatin 4:1.