Struga Trim Lum godet edhe njëherë tjetër fuqishëm gjatë kësaj merkatoje, duke siguruar shërbimet e nigerianit, Hogan Ukpa. Bëet fjalë për një futbollistë 20-vjeçar, i cili te skuadra strugane vjen nga rradhët e FK Liepaja, njofton “infOSport.mk”.
FK Liepaja ishte kundërshtarë i Struga Trim Lum edicionin e kaluar në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, ndërsa pikërisht në ndeshjen e kthimit në Shkup, Ukpa u dallua me shpejtësinë dhe driblimet e tij, duke ju shkaktuar shumë probleme mbrojtësve të skuadrës së trajnerit Srgjan Zaharievski. Në atë ndeshje, në të cilën FK Liepaja shënoi fitore 4:1, Ukpa realizoi një gol, ndërsa asistoi në dy të tjerë.
Sezonin e kaluar, Ukpa me FK Liepaja në elitën e futbollit letonez regjistroi 18 paraqitje, duke realilzuar 1 gol dhe 1 asist.
Ndryshe me FK Liepaja, Ukpa numëron gjithsej 60 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 7 gola dhe 7 asistime.
Kujtojmë, Struga Trim Lum gjatë kësaj merkatoje ka angazhuar edhe bomberin Besart Ibraimi, sulmuesin e krahut, Enis Gavazaj, mesfushorin ofenziv Fatjon Jusufin si dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Zija Merxhanin. (infOSport.mk)