Shkëndija pas pak do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Konferencës kundër skuadrës letoneze të Valmiera, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri Artim Shaqiri në konferencën për shtyp para gazetarëve pranoi se Valmiera është një kundërshtarë i panjohur, mirëpo i njëjti tha se e ka analizuar mjaft mirë lojën e tyre, dhe në bazë të gjithë asaj, i njëjti është vendosur për një formacion thuajse të njëjtë, sikurse në ndeshjen e fundit me Ararat, me një ndryshim në krahun e majtë të mbrojtjes, ku vendin e Mexhit Nezirit, do ta zë Leard Sadriu.
Ndeshja midis Valmiera dhe Shkëndijës starton në ora 17:00. (infOSport.mk)