Kapiteni Ferhan Hasani thotë se Shkëndija nëse do të përsëriste lojën të cilën e zhvilloi në dy ndeshjet e fundit kundër Ararat, nuk do të duhet ta diskutojë kualifikimin në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës, shkruan “infOSport.mk”.
Dëshira e tij është që sot Shkëndija mos të humbasë ndeshjen, por të marrë një rezultat pozitiv, i cili do i hapte rrugës skuadrës “kuqezi” që në ndeshjen e kthimit në Shkup, me përkrahjen e “Ballistëve” të arrinin deri tek fitorja dhe realizimi i ëndërrës, kualifikimin në raundin e tretë.
“Nëse e bëjmë lojën të cilën e zhvilluam në dy ndeshjet e fundit ndaj FC Ararat, besoj se do të marrim rezultat pozitiv. Është në favorin tonë që ndeshja e parë luhet këtu në Letoni, pasi që në ndeshjen kthyese do të kemi përkrahjen e tifozëve tanë. Bashkë me tifozët besoj se do të sigurojmë kualifikimin në raundin tjetër. E gjithë skuadra është e motivuar dhe besoj se me një angazhim maksimal të të gjithëve të marrim rezultatin pozitiv dhe më pastaj të presim ndeshjen kthyese në Shkup” – u shpreh Ferhan Hasani.