Pas Lavdrim Fazliut, Pobeda e Prilepit angazhon edhe një tjetër futbollistë shqiptarë!

Është koha e transferimeve të futbollistëve, dhe ndonjëherë merkatoja dinë të sjellë edhe shumë befasi dhe lëvizje të papritura të futbollistëve. Si e tillë mund të konsiderohet edhe lëvizja e mesfushorit të talentuar shkupjan, Hamza Ramani, i cili sipas informacioneve të “infOSport.mk”, sezonin e ri do të luaj te skuadra e Pobedës, që rikthehet të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Ramani edicionin e kaluar ishte pjesë e Bellasicës, me të cilën skuadër nuk arriti që të siguroj një vend për në Ligën e Parë, pasi u mundën në ndeshjen e balotazhit nga skuadra e Skopjes.

Ramani te Bellasica shumë shpejtë morri vendin e titullarit, duke qenë i pazëvendësueshëm në mesfushën e skuadrës nga Strumica, mirëpo si duket ambiciet për të luajtur në Ligën e Parë, kanë bërë që mesfushori 19-vjeçar të pranojë ofertën e drejtuesve të skuadrës nga Prilepi, që sezonin e ri do të udhëhiqet nga Boban Babunski.

Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e Ramanit ishte interesuar edhe Akademia Pandev, por duke pasur parasysh rivalitetin mes tashmë ish skuadrës së tij Bellasicës dhe skuadrës së Goran Pandev, deri te një transferim i tillë nuk erdhi.

Ramani në këtë mënyrë rikthehet të luaj në Ligën e Parë me fanellën e Pobedës, ndaj së cilës skuadër kishte debutuar me fanellën e FC Shkupit me 24 shkurt të vitit 2019-të.

Kujtojmë pikërisht me fanellën e FC Shkupit, Ramani kishte debutuar në LPFMV si 16-vjeçar, ndërsa i njëjti gjatë karrierës së tij, përveç me Bellasicën, kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës dhe Veleshtën.

Te Pobeda, Ramani do të bashkohet me shkupjanin tjetër Lavdrim Fazliun si dhe dy struganët, Mazari dhe Hani. (infOSport.mk)

Leave a Reply