Struga Trim Lum nesër miqësore ndaj Egnatias

Struga Trim Lum të hënën (18 korrik) do të zhvillojë ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës strugane do të jetë skuadra e Egnatias nga Superliga shqiptare, që aktualisht po përgatitet në vendin tonë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në qytetin e Strugës në stadiumin pranë liqenit me fillim në ora 17:30.

Do të jetë kjo ndeshja e tretë për të përzgjedhurit e trajnerit Zaharievski, pas atyre ndaj Ohrid Lihnidos (3:1) dhe Prishtinës (1:2). (infOsport.mk)

Leave a Reply