E vërtetë apo jo, por një gjë është më se e vërtetë. Shuma prej 222 milion euro për një futbollist është vërtetë çmenduri, që vështirë që do e parashikonte dikush para dy apo tre dekadave, kur futbolli thjesht luhej për publikun.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle, “Marca”, drejtuesit e Paris Sen Zhermenit janë të gatshëm për të vendosur një rekord botëror, kur janë në pyetje transferimet e futbollistëve. “Sheikët” parisien janë të gatshëm të paguajnë plotë 222 milion euro për të bërë për vete brazilianin e Barcelonës, Nejmar.
Gjatë ditës së djeshme, “Sport.es”, një media e afërt me “katalunasit”, raportoi se Nejmari po mendon largimin, duke parë që mbetet gjithnjë nën hijen e Mesit, ndërsa këtij lajmi si duket iu është bashkëngjitur edhe “Marca” që ka nisur lojën e spekullimeve, duke shkruar gjithashtu se paga sezonale e Nejmar te Paris Sen Zhermeni do të kapte sifrën e 30 milion eurove.
Mbetet të shohim sa ka të vërtetë në këtë lajm, duke pasur parasysh se Nejmar ka klauzolë për prishjen e kontratës me Barcelonën, dhe nëse drejtuesit parisien tregohen të gatshëm për të paguar atë, atëherë nuk do të ketë fare nevojë që ata të nisin negociatatat me Barcëlonën.