Skuadra e Buduçnostit të enjten takohet me Llapin me fillim nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të raundit të parë kualifikues të ligës së Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në staiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, aty ku Llapi pritet të ketë një përkrahje shumë më të madhe për dallim nga ndeshjet tjera, kjo pasi përveç tifozëve nga Podujeva, skuadra e Tahir Batatinës do të ketë edhe përkrahje nga tifozëritë tjera shqiptare, përfshirë këtu edhe “Ballistët” nga Tetova.
“Futbollistët e Buduçnostit kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku të enjten do të përballen me ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Ata kanë një avantazh të bukur para duelit me Llapin (2:0), por i presin 90 minuta të zjarrta. Nga Kosova vjen lajmi se rivali do të ketë shumë përkrahje nga tifozët në stadiumin Fadil Vokrri, Lapi beson se mund ta rikthejë rezultatin”, shkruan mediumi malazez.