Skuadra franceze e Monakos ka arritur marrëveshje me homologët e Borusia Menhengladbahut për transferimin e sulmuesit Breel Embolo, njofton “Sky Germany”.
Për shërbimet e sulmuesit zviceran Monako ka paguar 10 milion euro, derisa i njëjti me skuadrën nga Monte Karlo ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Embolo pjesë e Gladbahut është nga vera e vitit 2019-të, kur erdhi nga rradhët e Shallke 04 për shumën e 11 milion eurove.
Është ky transferimi i dytë i Monakos, pasi më parë drejtuesit e kësaj skuadre kishin angazhuar edhe Taku Minamino nga Liverpulli për shifrën e 15 milion eurove.