Gostivari vazhdon përforcimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i fundit që kjo skuadër ka angazhuar, është Bllagoja Spirkoski, i cili te Gostivari vjen nga rradhtë e FC Shkupit, edhe pse për këta të fundit nuk zhvilloi asnjë ndeshje zyrtare.
Pikërisht mungesa e tij nga lista e futbollistëve të paraqitur për në ndeshjet europiane, ndryshoi mendjen e këtij futbollisti 25-vjeçar, i cili edicionin e kaluar luante me Sileksin në Ligën e Dytë.
Gostivari pranë transferimit të mesfushorit të Sileksit (05.06.2022)
→ Gjithmonë të parët dhe të saktë – www.infOSport.mk
Transferimi i tij te FC Shkupi habiti që të gjithë, edhe pse fillimisht emri i tij lidhej me një transferim te Gostivari.
Si zakonisht ishte “infOSport.mk” që kishte paralajmëruar transferimin e Spirkoskit te Gostivari, e që sot morri edhe ngjyrë, pasi mesfushori difenziv me origjinë nga Prilepi, sot i prezantua nga drejtuesit mjaft ambicioz të skuadrës gostivarase.
Ndryshe Spirkoski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Horizont Turnovën, 11 Oktomvrin, EuroMilkun, Pobedën, Makedonija GJ.P, Pelisterin dhe Sileksin.