Ensar Luma përforcon sulmin e Voska Sport

Voska Sport dhe sulmuesi Ensar Luma kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, me ç’rast kanë nënshkruar kontratë një-vjeçare, përcjellë “infOSport.mk”.

Luma edicionin e kaluar ishte pjesë e Borecit, duke luajtur në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës. Ai me fanellën e skuadrës nga Velesi u paraqit në 27 ndeshje, duke realizuar 3 gola, ndërsa edicionin e ri golat do ti kërkojë me fanellën e Voska Sport.


Ensar Luma sezonin e ri do luaj me Voska Sport! (19.06.2022)

              Gjithmonë të parët dhe të saktë – www.infosport.mk


Luma është një prodhim i shkollës së Shkëndijës, për të cilën skuadër ka zhvilluar 7 ndeshje në Ligën e Parë, duke realizuar edhe 2 gola.

Ai me ekipin e parë të Shkëndijës kishte debutuar me 13 maj të vitit 2018-të, mirëpo konkurrenca e madhe te skuadra tetovare, ka bërë që ai vazhdimishtë të huazohet nëpër skuadra të tjera.

Kështu përveç fanellës së Borecit, 22-vjeçari Luma kishte veshur edhe fanellën e Dritës së Bogovinës dhe Gostivarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply