Ylber Beqiri është futbollisti i rradhës që i bashkohet skuadrës së Voska Sport, që edhe sezonin e ri do të pretendojë për një vend sa më lartë në Ligën e Dytë unike, njofton “infOSport.mk”.
Beqiri gjatë ditës së sotme u prezantua nga drejtuesit e skuadrës, duke pozuar me fanellën e Voska Sport, me të cilën skuadër ka pranuar të nënshkruaj kontratë një vjeçare.
Beqiri mbulon pozitën e mesfushorit shkatërrues, ndërsa te Voska Sport vjen nga rradhët e Korabit, derisa më parë kishte luajtur edhe me Renovën.
Kujtojmë gjatë ditëve të kaluara, drejtuesit e Voska Sport, përveç trajnerit Berat Imeri, prezantuan edhe portierin Valon Neziri, mbrojtësin e djathtë Arlind Aliti si dhe qendërmbrojtësin, Ajradin Cuculi.