Caktohet data, ora dhe arbitrët e ndeshjes midis Lincoln dhe FC Shkupit

FC Shkupi të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit të turit të parë eliminatorë në kuadër të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës së Lincoln RED IMPS FC nga Gjibraltari, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi i drejtuar nga Goce Sedlloski në këtë ndeshje do të udhëtojë me një epërsi shumë komode 3:0, të krijuar nga ndeshja e parë në Shkup, ashtu që vetëm çudira duhet ndodhur që skuadra nga Çairi të mos vazhdojë më andej.

Ndeshja e dytë midis Lincoln dhe FC Shkupit në program është me datë 12 korrik, dhe e njëjta do të zhvillohet me fillim në ora 18:00 në “Victoria Stadium”, aty ku së fundmi përfaqësuesja e Maqedonisë kishte shënuar fitore 2:0 ndaj përfaqësueses së Gjbraltarit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndryshe arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë sllovaku Filip Glova, të cilit do ti ndihmojnë bashkëkombasit e tij, Peter Bednar dhe Daniel Polacek, derisa arbitër i katërt do të jetë Peter Kralović.

Kujtojmë FC Shkupi nëse arrinë të kalojë këtë pengesë, në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve do të përballet me gjigandët kroat të Dinamo agrebit. (infOSport.mk)

Leave a Reply