Borusia e Dortmundit edhe zyrtarisht ka prezantuar përforcimin më të ri, Sebastian Aller, i cili vjen nga rradhët e Ajaksit. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë te Dortmundi vjen si zëvendësues i Erling Holand, i cili kaloi në rradhët e Mançester Sitit.
Kontrata e 28-vjeçarit Aller, për të cilin skuadra gjermane pagoi 35 milion euro, është deri me 30 qershor të vitit 2026.
Në këtë shumë futen edhe bonuset, që janë në vlerë prej 4 milion euro.
Aller gjatë karrierës së tij në gjithsej 347 ndeshje, ka të shënuar 142 gola. Përveç Ajaksit, ai ka provuar të luaj edhe me Okserin, Utrehtin, Ajntrahtin e Frankfurtit dhe Uest Hamin.
Aller skuadrës së tij të re do i bashkëngjitet gjatë fundjavës.