Shaqiri: Jemi favorit, por atë duhet ta dëshmojmë edhe në fushë

Trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjeve europiane, ka folur lidhur me përgatitjen e skuadrës së tij, por edhe për kundërshtarin e parë në aventurën europiane të këtij viti në Ligën e Konferencës, Ararat Yerevan, njofton “infOSport.mk”.

Shaqiri tha se djelmoshat e tij janë maksimalisht të përgatitur për këtë përballje, në të cilën skuadra e tij futet si favorite, mirëpo në asnjë rast për të nënvlerësuar kundërshtarin, për të cilin ka marrë informacione të mjaftueshme

“Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, dhe mund të them se kemi informacionet e duhura për kundërshtarin. Pa e nënvlerësuar kuptohet, do luajmë ndaj Ararat. Ne jemi favorit, e pranojë, mirëpo kjo vlen vetëm në letër. Dëshirojmë që nesër të fitojmë dhe me epërsi të udhëtojmë për ndeshjen e kthimit. ‘Ballistët’ pa dyshim se do të jenë një ndihmesë e madhe, ndaj mund të them se futbollistët mezi presin të fillojë ndeshja” – u shpreh Artim Shaqiri, i cili foli edhe për përforcimet e reja të skuadrës gjatë këtij afati kalimtarë, duke potencuar se që të gjithë duhet ta bindin atë për të merituar vendin e titullarit.

Ndeshja Shkëndija – Ararat nesër në arenën “Todor Proeski” starton në ora 20:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply