Shkëndija të enjtën në arenën “Todor Proeski” do të jetë nikoqir i skuadrës armene të Ararat Yerevan, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Për këtë ndeshje trajneri Artim Shaqiri do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e përforcimit të fundit, brazilianit Vagner Gonçalves, i cili nuk ishte federuar në listën paraprake të federuar në UEFA nga ana e drejtuesve të Shkëndijës.
Mirëpo kur tani gjithçka është në rregull me dokumentacionin e sulmuesit brazilian, i njëjti sipas informacioneve të “infOSport.mk” do të luaj edhe titullarë, ndërsa dilema e Shaqirit është se kush do ta shoqërojë atë në vijën e sulmit, Vlatko Stojanovski, apo Sidrit Guri.
Gjithashtu siç mësojmë pjesë e listës së federuar janë edhe dy talentët “kuqezi”, Dashmir Elezi dhe Reshat Ramadani, pavarësisht që emrat e tyre nuk bëjnë pjesë në listën e publikuar nga ana e UEFA-s për ndeshjen e nesërme kundër Ararat.
Kujtojmë ndeshja midis Shkëndijës dhe Ararat Jerevan do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” me fillim në ora 20:00. (infOSport.mk)