Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, aktualisht pjesë e skuadrës së njohur italiane të Napolit, Amir Rrahmani, gjatë ditës së sotme ka vizituar klubin e Ramiz Sadikut, ku edhe ka shfrytëzuar mundësinë që të stërvitet, duke kujtuar fillimet e tij të para me futbollin.
Rrahmani u takua me futbollistët e rinjë të shkollës së futbollit dhe bëri stërvitje individuale në fushë.
Mbrojtësi i Napolit është produkt pikërisht i kësaj skuadre nga kryeqendra kosovare, dhe çdo herë që i jepet mundësia e viziton klubin ku u zhvillua si futbollist, duke inkurajuar njëkohësisht të rinjët që të merren me sport, në veçanti me futboll, pasi të ardhmes vërtetë nuk i dihet.
Sot Rrahmani në Napoli, nesër ndoshta ndonjë emër tjetër nga kjo shkollë mund të shkoj hapave të kapitenit të përfaqësueses së Kosovës, që është një titullarë i padiskutueshëm te skuadra e Serie A. (infOSport.mk)