Struga Trim Lum në bisedime me 3 portier!

Pas largimit të Davor Taleskit, Struga Trim Lum është vënë në kërkim të një portieri cilësor, të cilit do i’a besonin vendin e titullarit. Tashmë disa ditë po spekullohet për disa emra, ndërsa siç mëson “infOSport.mk” nga burime brenda klubit strugan, këta të fundit janë në bisedime e sipër me 3 portieri.

Fjala është për Dushan Çubrakoviç, një emër i njohur për opinionin futbollistik në vend, si dhe për dy portierët boshnjak, Adnan Kanuriç dhe Vedran Qoshevski.

Ky i fundit sipas burimeve tona është më afër për të veshur fanellën e Struga Trim Lum, por gjithnjë nëse i njëjti do të pajisej me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se i njëjti është lindur në qytetin e Velesit.

Sa i përket Çubrakoviç, i cili vitin 2019-të me Akademia Pandev fitoi edhe Kupën e Maqedonisë, 26-vjeçari mund të rikthehet sërish në futbollin e Maqedonisë, mirëpo për një gjë të tillë do të vendosin drejtuesit e Struga Trim Lum, që gjithashtu janë në pritje të një përgjigjeje edhe të portierit të talentuar, Kanuriç, që aktualisht ndodhet në prova te skuadra e njohur angleze e Notingham Forest.

Ky i fundit ka lindur në Austri, ku edhe ka filluar karrierën me grupmoshat e reja të LASK, Salzburg, për të luajtur më pas edhe në Gjermani me Fortuna Këlln U19, ndërsa në Angli kishte veshur edhe fanellën e Stouk Sitit U18 dhe U23, për tu transferuar më pas në Sllovaki te skuadra e SKF Sered, derisa së fundmi ishte pjesë e ekipit të Sarajveës.

Mbetët të shihet se cili prej këtyre 3 portierëve do ti thotë “PO”, Struga Trim Lum gjatë ditëve në vijim, apo ndoshta në pah do të dalë edhe ndonjë emër tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply