FC Shkupi nga minuta e 54-të po luan me një futbollistë më pak në fushë përballë kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, mirëpo kjo nuk u ka penguar “bardhebluve” nga Çairi që të shënojnë edhe golin e tretë në rrjetën e mysafirëve, njofton “infOSport.mk”.
Për shkak kartonit të dytë të verdhë, mbrojtësi gjeorgjian, Gagi Margvelashvili, ishte i detyruar që të lëshoj fushë, ndërsa vetëm 5 minuta më pas trajneri Sedlloski, duke mos dashur të rrezikoj, në pozitën e mbrojtësit vendosi përforcimin e ri, Melos Bajrami, duke larguar nga loja sulmuesin Cephas.
Ky ndryshim solli qetësi në mbrojtjen e “bardhekaltërve”, ndërsa shqetësim tek mbrojtësit mysafir, më konkretisht te mbrojtësi 39-vjeçar, Roj Çipelina, i cili në minutën e 62-të, në tentativë për të pastruar një top para Adentunxhit, shënoi në rrjetën e gabuar, duke çuar në ato momente epërsinë e FC Shkupit në 3:0. (infOSport.mk)