Jo vetëm afrime te Milani, por pritet të ketë edhe largime. Teksa po planifikohet merkatoja, studiohet edhe mënyra për të larguar disa lojtarë.
Gabia kërkohet nga Sampdoria, ndërsa Fiorentina synon dyshen Kjaer-Kastijeho, edhe pse “kuqezinjtë” mund të heqin dorë vetëm nga spanjolli.
Në listë shitjeje është edhe sulmuesi kroat, Ante Rebiç, për të cilin do të vlerësohen oferta, ndërkohë që belgu Salmakers do të jetë i lirë, vetëm në rast se në adresë të Milanit vjen një ofertë në vlerë prej 20 milionë eurove.
Në ekip do të rikthehet Pobega, por Milani nuk duket i bindur as për Mesiasin, i cili, gjithsesi u ble përfundimisht nga Krotone.
Nga këta lojtarë të tepërt, klubi synon të përfitojë rreth 40-50 milionë euro, të cilat më pas do të investohen rishtazi në merkato.