Lavdrim Fazliu gati për të veshur fanellën e Pobedës së Prilepit!

Lavdrim Fazliu me shumë gjasa karrierën e tij do ta vazhdojë në Prilep, te skuadra e Pobedës, që edicionin e ri do të bëhë gara në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari Fazliu edicionin e kalular ishte pjesë e Makedonija GJ.P., ndërsa momentet e tij më të mira pa dyshim se i kaloi me ekipin e Rabotniçkit, kur edhe kishte marrë ftesën për të përfaqësuar kombëtaren U21 të Shqipërisë, ndërsa pas transferimit të tij te Pelisteri, edhe përfaqësuesen U21 të Maqedonisë.

Ndryshe gjatë karrierës së tij Fazliu në Ligën e Parë numëron 87 paraqitje, 2 gola dhe 5 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply