FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar plotë 11 futbollistë të rinj, me të cilët sërish do të tentojë të sigurojë titullin e kampionit.
Emra të rinj te skuadra nga Çairi, janë Melos Bajrami, Antonio Kalanoski, Kristijan Ackovski, Bllagoja Spirkoski, Aleks Zlatkov, Fikret Livoreka, Aleks Zlatkov, Mario Riçkov, Pepi Gjorgjiev, Angelçe Timovski dhe Xhelil Abdullah.
Pjesë më e madhe e këtyre futbollistëve kishin qenë bashkë me ekipin në Bollu të Turqisë, aty ku skuadra nga Çairi zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve, me përjashtim të Xhelil Abdullah, i cili skuadrës së tij të re iu bashkua vetëm pas arritjes në Shkup.
FC Shkupi të martën (05 korrik) në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC. Në rast se “pëllumbat” nga Çairi arrijnë të eliminojnë kampionët e Gjibraltarit, atëherë na fazën e dytë do të përballej me gjigandët kroat të Dinamo Zagreb. (infOSport.mk)