Seria A ka shpallur zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë, me protagonistë ekipet nga Milano, Milanin dhe Interin.
Kampionët e Italisë, Milani, do të ndeshen me fituesit e Kupës, Interin më 18 janar të vitit 2023 në Riad të Arabisë Saudite, me orën e supersfidës që nuk është caktuar ende.
Ndërkohë nga Italia theksohet se ora e kësaj ndeshjeje do të vendoset në marrëveshje me organizatorët vendas.
Ashtu si çdo përballje tjetër mes këtyre dy rivalëve të përjetshëm edhe kjo e Superkupës pritet të zgjojë interesim shumë të lartë.
Kjo është përballja e tretë e konfirmuar me datë për sezonin e ri mes Milanit dhe Interit, pasi në Seria A sot ë ndeshen më 4 shtator për raundin e pestë dhe më 5 shkurt për javën e 21-të të kampionatit elitar italian.