Makedonija Gj.P mëson arbitrët e ndeshjes europiane kundër CSKA Sofjes

Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit si fituese e Kupës së Maqedonisë aventurën europiane do ta nis direkt nga turi i dytë eliminatorë i Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës shkupjane në këtë fazë eliminatore është skuadra bullgare e CSKA Sofjes.

Sfidën e parë të besuarit e trajnerit Muharem Bajrami e luajnë në shtëpi më datë 21 korrik ndërsa atë të kthimit një javë më pas më datë 28 në transfertë.

Sakaq, për ndeshjen e parë në kryeqendrën tonë, UEFA ka zyrtarizuar edhe arbitrët që do të ndajnë drejtësinë.

Një katërshe belge ka marrë besimin për të vendosur rregull në fushë, teksa kryesor është Bram Van Driessche.

37-vjeçari është arbitër i FIFA-s prej vitit 2019-të ndërsa ka gjykuar edhe disa ndeshje ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe dy ndeshje të Ligës së Konferencës të edicioni të kaluar, kur i kishte referuar skuadrës së Laçit në transfertën ndaj FK Podgorica.

Ndërkohë asistentë të Bram Van Driessche do të jenë Yves De Neve dhe Kevin Monteny, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është Kevin Van Damme.

Kujtojmë se Makedonija GJ.P aktualisht është i grumbulluar në Bansko të Bullgarisë, teksa nën urdhrat e trajnerit Muharem Bajrami punojnë për të ardhur në formën e duhur fizike, ndërsa në ndihmë pritet t’i vijnë edhe disa ndeshje miqësore të programuara pikërisht në tokën bullgare. (infOSport.mk)

Leave a Reply